VIP on TV; Ja cila shpallet “E veshura më mirë” e javës në ekran

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle publiku shqiptar ka mundësi të votoj për veshjet që personazhet VIP zgjedhin të veshin përgjatë javës në ekran.

Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më mirë në ekran banoren e Big Brother Vip Albania, Efi Dhedhes me veshjen e zgjedhur për puntatën e javës në programin “Big Brother Fan Club”.

Me këtë zgjedhje të sajën, Efi ka mundur të marr pëlqimin e 87% të votuesve për veshjen e saj, duke ‘rrëmbyer’ stafetën si “E VESHURA MË MIRË” në ekran për javën që lamë pas.
Nëse dëshironi të bëheni edhe ju pjesë e rubrikës “VIP on TV” për të votuarveshjet e personazheve VIP në ekran, mund të na bashkoheni çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.