Surprizon Kate Middleton! Në BAFTA zgjedh vathët 1.990 Lekë nga Zara!

Princi William dhe Kate Middleton u rikthyen në BAFTA. Princi dhe Princesha e Uellsit bënë të dielën rikthimin e tyre të shumëpritur në Tapetin e Kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve për herë të parë që nga viti 2020.

Middleton, 41 vjeç, mahniti të pranishmit në Royal Festival Hall të Londrës teksa parakalonte me një fustan të bardhë nga Alexander McQueen, kombinuar me një palë doreza të gjatat në ngjyrë të zezë.

Një element shumë i përfolur i look-ut të princeshës për mbrëmjen e madhe ishin zgjedhja e saj e bizhuterive.

Në vend të zgjedhjes së diçkaje nga kasaforta, princesha iu drejtua Zara-s për vathët e saj, duke zgjedhur këtë model vathësh të gjatë me lule në ngjyrë të artë e me gura të rremë, që kushtojnë vetëm 27,90 dollarë.

SHOP THE LOOK
CASCADING FLORAL EARRINGS - 1,990 ALL