Penélope Cruz mirëpret pranverën me këtë ngjyrë të re flokësh

Penélope Cruz e mirëpriti pranverën me nuancën e saj të re të flokëve, ‘highlights’ ngjyrë karameli. Aktorja e njohur zbuloi pamjen e saj të re në sfilatën e vjeshtës 2023 të Chanel në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris, duke na treguar kështu, se ajo sapo nisi një trend të ri për flokët.

Ndryshe nga dalja e saj e fundit në Tapetin e Kuq të “Goya Awards” në Shkurt të 2023-it, ku u shfaq ne flokë të errët ngjyrë çokollatë, me ngrohjen e temperaturave edhe ylli i kinematografisë vendosi të shkoj drejt nuancave të ngrohta të mjaltit.