Nëse do të flasim për ngjyrat e thonjve për pranverën: Hailey Bieber sapo eksperimentoi me një nuancë të re- ngjyrë të verdhë si gjalpë në gishtat e saj.
Nuanca e verdhë ‘gjalpi’ – e lyer nga estetistja e saj e preferuar, Zola Ganzorigt, ishte zgjedhja për thonjtë e gjatë në formë bajame të Bieber-it, e cila i ekspozoi ato së fundmi në Instagram teksa pozonte për një selfie në pasqyrë.
Truku për të siguruar një nuancë manikyr si kjo është të siguroheni që tonet e përdorura të jenë më pastel dhe limon, sesa në nuancë neoni.
E siç e dimë të gjithë, meqënëse Hailey është një trend-setter e konfirmuar, mbajeni parasysh këtë model për vizitën e radhës tek estetistja juaj e thonjve.
Leave a Reply