Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë albaniastreetstyle , publiku shqiptar ka mundësi të votoj për veshjet që personazhet VIP zgjedhin të veshin përgjatë javës në ekran.
Për javën që sapo përmbyllëm, publiku ka votuar si të veshurën më keq zëdhënësen e Partisë Demokratike, Floriana Garon, me kostumin e kuq përzgjedhur në programin “Më prit në fundjave” ku ishte e ftuar.
Floriana nuk ka mundur të marrë pëlqimin e 68% të votuesve për këtë outfit, duke u pozicionuar kështu si “E Veshura më keq” në ekran për javën që lamë pas.
Nëse dëshironi të bëheni edhe ju pjesë e rubrikës “VIP on TV” për të votuar veshjet e personazheve VIP në ekran, mund të na bashkoheni çdo të dielë në orën 21:00 në Instagram Story e “Albania Street Style”.
Leave a Reply