Veshjet më të ‘goditura’ në MET GALA 2023

Rihanna

Një prej eventeve më të shumëpritura të modës- MET GALA 2023- u mbajt mbrëmjen e 1 Majit në New York nën tematikën e “Karl Lagerfeld- Një linjë e bukurisë”.

Yjet e famshëm u bënë bashkë për të nderuar trashëgiminë e pabesueshme të stilistit të ndjerë Karl Lagerfeld dhe zgjodhën t’i bëjnë homazhe punës së tij duke riveshur disa prej krijimeve më të spikatura, apo duke mbartur mënyra e aksesorë identifikues nga koleksionet apo stili personal i tij si përmes kravatave, këmishave apo xhaketave.

Më poshtë gjeni disa prej veshjeve më të mira të Tapetit të Kuq të ceremonisë së mbrëmshme.