Çanta e re e LOEWE është në treg dhe të gjithë e duan!

Pas ditëve të ftohta e kohës së paqëndrueshme erdhi më në fund ajo periudhë e vitit kur mund të vishemi lehtë dhe të përditësojmë aksesorët. E kur vjen fjala te këta të fundit, përditësimi më i preferuar i sezonit thuajse nga të gjitha vajzat është një çantë e re kashte.

Sigurisht që ju mund të gjeni një të tillë kudo, megjithatë nëse do të duam të ndalemi te dizajnerët dhe markat e luksit ka një model që ka nxitur dashurinë e njerëzve dhe është fjala për markën e njohur spanjolle Loewe.

Me siguri ju kujtohet modeli i famshëm Loewe Raffia Tote tashmë ikonik, por nisur nga suksesi i asaj çante, marka ka filluar të rikrijojë dizajnet e çantave të kashtës çdo vit, duke na befasuar dhe kënaqur me dizajne të reja që, në mënyrë të pashmangshme zënë menjëherë vendin e parë. në listën e dëshirave të çdo personi që ndjek e adhuron modën.
Loewe raffia tote bag

Dizajni më i ri i çantës së kashtës nga Loewe quhet Paula’s Ibiza dhe vjen në disa madhësi e ngjyra të ndryshme dhe editorët e modës po e konsiderojnë si çantën më IN të Pranverë-Verë 2023.

Çantat, e cila kushton 795 paund (masa e vogël) dhe 1.000 paund versioni më i madh, fill pas lançimit po shiten shumë shpejt.