Dy markat bashkojnë forcat dhe lançojnë sandalet më të rehatshme dhe chic të verës

Këtë verë markat e njohur Chloé dhe Teva kanë bashkuar forcat për të sjell në treg një model të ri sandalesh, që parashikohet të kthehen në të preferuarat e vajzave që adhurojnë modën.

Koleksioni risjell dy modelet ikonike të Teva-s “Hurricane XLT2” dhe “Hurricane XLT2 Ampsole, ndërsa në rripat e secilës palë ka një prekje Chloé.

Ajo që mund të thuhet është se këto sandale, duke qenë një bashkëpunim me Teva- që ka si kryefjalë komoditetin dhe ndikimin mjedisor, janë ato lloj sandalesh me të cilat mund të ecësh gjatë gjtihë ditës dhe të ndihesh rehat.

Të treja modelet e sandaleve “Chloé x Teva” mund të blihet në dyqanet zyrtare të dy brandeve si edhe në websitet e tyre zyrtare.