Dua Lipa X Versace; Ja çfarë të blini nga koleksioni para se të bëhen ‘sold out’

Pas disa javësh pritjeje, më në fund koleksioni “La Vacanza” një bashkëpunim mes artistes shqiptare Dua Lipa dhe shtëpisë së njohur të modës “Versace” është lançuar.

Muza e “Versace”  prej shumë kohësh, Dua bashkë-dizenjoi koleksionin e verës të brandit që debutoi në Kanë, Francë, të martën (23 maj) dhe që sjell elegancën moderne me një gamë të gjerë dizajnesh, për femra dhe meshkuj si dhe për fëmijë.

Duke filluar nga prerjet e veçanta, fustanet e mbrëmjes deri të bikinit apo veshjet e plazhit prej pambuku, shihni më poshtë përzgjedhjet tona nga koleksioni, i cili është tashmë i mundur të blihet në të gjitha dyqanet e “Versace” si dhe në website zyrtar të brandit www.versace.com