Vathët e Sara Hoxhës shndërrohen në obsesion; I aprovojnë edhe blogeret shqiptare


What’s your reaction?
Love7
Sad0
Happy3
Angry4
Vetëm pak ditë me parë, Sara Hoxha postoi disa foto në llogarinë e saj sociale Instagram, ku i tregonte ndjekësve look-un e përzgjedhur për eventin e lançimit të albumit të ri të partnerit të saj, Ledri Vula.
Me një fustan të zi nga Drenusha Xharra dhe e kuruar nga make up artisti Arbër Bytyqi, fituesja e Dancing With the Stars Albania rrëmbeu vëmendjen e shumë vajzave, veçanërisht për aksesorët e zgjedhur për të kompletuar outfitin e saj.
Vathët e Sarës, të cilat u shndërruan në një obsesion, janë nga koleksioni i fundit dhe i shumëpërfolur “Mugler x H&M”, ngjyrë silver në formë boomerang-u.
Mesa duket, vathët nga ky koleksion, nuk i kanë shpëtuar nga vëmendja edhe blogerve shqiptare të cilat i kanë përzgjedhur në blerjet e tyre në mesin e produkteve të lançuar në fillim të Majit nga dy brandet e njohura.
Vathët që kushtojnë 59.99 euro janë ‘sold out’, megjithatë gjasat janë të mëdha që t’i shohim sërish në Instagram.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply