Fustane me ngjyra dhe çifte në sintoni; Çfarë veshën VIP-at në dasmën e Kleas dhe Elgitit


What’s your reaction?
Love36
Sad1
Happy5
Angry3
Mbrëmjen e 4 Qershorit, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni buzë detit, organizuar në një nga resortet e jugut të vendit.
Siç edhe pritej, personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar ishin të ftuar në dasmën e artistëve, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Por çfarë veshën disa prej të ftuarve VIP në ceremoni?
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli
Çifti i njohur i Big Brother Albania VIP u shfaq në ceremoni pak përpara nisjes së saj. Moderatorja kishte zgjedhur një fustan ngjyrë bronzë me shkëlqimm të kombinuar me sandalet, ndërsa artisti kishte lënë në shtëpi smoking-un e zi për një kostum lino ngjyrë bezhë, duke iu përshtatur edhe ambientit dhe kohës.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Një tjetër çift që mori vëmendjen në cermoni ishte edhe Bora dhe Donaldin. Dyshja u shfaq në sintoni të plotë ngjyrash duke zgjedhur veshje në ngjyrë rozë të lëhtë. Përkatësisht Bora e veshur me Norma Kamali (shih më poshtë) dhe Donaldi me kostum të të njëjtës ngjyrë.
Ermal dhe Ariana Fejzullahu
Çifti i njohur nga Kosova ishin gjithashtu të ftuar në event duke zgjedhur përkatësisht: artisti një kostum bezhë lino me këmishë të bardhë ndërsa bashkëshortja e tij u duk tejet elegante me një fustan blu, të ngushtë pas trupit me detaje trëndafilash.
Venera Lumani dhe Lind Islami
Një tjetër çifti i ftuar që spikati ishte edhe dyshja e këngëtarëve Venera Lumani dhe Lind Islami. Artistja kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë rozë, me detaje xixash dhe të çara, ndërsa Lindi u shfaq i veshur me kostum gri me xhaketë dhe jelek.
Shihni më poshtë veshjet e të tjerë personazheve VIP të ftuar në dasmë:
Olta Boka
Romeo Veshaj
Kejsi Tola
Eraldo Rexho
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply