Nga Bella Hadid te Mbretëresha e Spanjës; Fustanin që veshi Armina për ditëlindje e kemi parë kaq shpesh!!!


What’s your reaction?
Love12
Sad0
Happy1
Angry3
Armina Mevlani festoi dje ditëlindjen e saj të 32-të mes miqve e familjarëve në një darkë të organizuar në një nga restorantet e kryeqytetit. Blogerja dhe sipërmarrësja e njohur zgjodhi që momentet nga festa t’i mbaj private, megjithëse na zbuloi së paku veshjen që kishte zgjedhur për mbrëmjen.
32-vjeçarja ndau një foto të outfit-it të saj, një fustan ‘lime’ dhe doreza latex-i, që në fakt nuk janë aspak të panjohura për adhuruesit e modës e sytë e vëmëndshëm sepse është një outfit i veshur disa herë nga personazhe e vajza të njohura.
Fillimisht: fustani është “Victoria Beckham”, pjesë e koleksionit Pranverë-Verë 2023, i prezantuar në Javën e Modës në Paris në Tetor të 2022-it dhe është veshur në pasarelë nga supermodelja e njohur Bella Hadid, e cila ka realizuar me veshjen edhe disa foto.
E si mund të mos e shihnim këtë fustan të veshur nga vet krijuesja e tij?!
Victoria Beckham u pa në shoqërinë e bashkëshortit David Backham në mes të Tetorit, në dalje të një hoteli në New York, e veshur me fustanin që asokohe sapo ishte lançuar në Paris, ndonëse zgjodhi të mos vesh dorezat e latex.
Me të njëjtin fustan u shfaq në fillim të këtij viti edhe Kendall Jenner. Ylli i klanit Kardashian-Jenner ishte e pranishme në eventin e rihapjes së “Atlantis The Royal Hotel” në Dubai dhe e kishte plotësuar outfitin e saj me një palë çizme të zeza të fshehura nën fustan.
E radhës në listën e personazheve VIP, është mbretëresha e Spanjës Queen Letizia.
Një muaj më parë, Queen Letizia u shfaq në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III. në Westminster Abbey e veshur po me fustanin e “Victoria Beckham”, por duke shmangur përdorimin e dorëzave e duke i shtuar atij një spilë me gura diamanti në formë fjongoje.
E mesa duket, adhuruese e fustanit 990euro është edhe 32-vjeçarja shqiptare Armina Mevlani, që zgjodhi të njëjtën ngjyrë lime për ditëlindje, ndonëse në website zyrtar të brandit ky model vjen edhe në ngjyrën e zezë.
BLINI FUSTANIN
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply