Java e Diamantëve: Adhurueset e gurëve të çmuar mblidhen në “Estel Jewelry”


What’s your reaction?
Love0
Sad0
Happy0
Angry0
Nëse adhurueset e modës mblidhen në Javën e Modës, adhurueset e gurëve të çmuar i bën bashkë Java e Diamantëve, ekzaktësisht si ajo që u zhvillua së fundmi nga “Estel Jewelry” në Tiranë.
Dyqani i njohur i gurëve të çmuar në kryeqytet ftoi dashamirëset dhe klientet e tij në eventin dedikuar markën italiane të bizhuterivë “Mirco Viscontit”, për një eksperiencë diamantësh që shkëlqejnë dhe mbartin një histori në çdo gur e model, ashtu sic historia e brandit mbartet në çdo xhevahir, që punohet e perfeksionohet brez pas brezi, prej 1800-ës.
Të ftuar në eventin që u mbajt nga data 30 Maj deri në 1 Qershor në dyqanin e “Estel Jewelry” në katin e I-rë të Toptani Shopping Center ishin, jo vetëm klientet besnike të dyqanit, por edhe zonja nga fusha e biznesit dhe e modës që sollën me vete sharmin dhe elegancën e tyre ndërsa sodisnin bizhuteritë “Mirco Visconti” të stolisura me diamantë dhe 3 gurët e çmuar: Sapphire, Emerald dhe Rubin.
Por a i dini cilët janë fuqitë e gurëve të çmuar që përdor Mirco Visconti në bizhuteritë e tij?
Rubin njihet si guri i pasionit dhe i mirëqënies, Emerald është guri i muajit Maj dhe sombolizon royalty, të inspiron, të ndihmon në mbajtjen e balancave duke çliruar energji të paqtë ndërsa Sapphire simbolizon inteligjencën, elegancën dhe aftësinë për të ndërmarrë vendime të zgjuara.
Me siguri e dini se guri Sapphire njihet si guri i Princess Diana e në brandin Mirco Visconti do të gjeni edhe modelin gati identik si unaza e Princess Diana.
Shfletoni galerinë për të parë më shumë foto nga eventi:
“Diamonds Week”
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply