Çfarë veshi Sara Hoxha në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj?!

Njëra prej drejtueseve të Top Media, Sara Hoxha ishte në listën e të ftuarve të ceremonisë së martesës së  dyshes së njohur të Top Channel, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, që u mbajt në fundjavë në Toskanë, Itali.

Producentja e spektakleve të suksesshme si “Big Brother Vip” apo “Dancing With the Stars” publikoi një foto nga ceremonia, duke shuar edhe kureshjen e ndjekësve për veshjen dhe look-un e saj, që në vetëm pak sekonda rrembeu mijëra pëlqime e komente pozitive.

Plot klas dhe me një look ‘ëngjëllor’, Sara zgjodhi një fustan elegant në ngjyrë jeshile të lehtë, me qafë të rrumbullakët dhe bust të zgjatur në formë korseje, me detajin e mëngëve ‘crepe’ dhe rrip beli, dizenjuar nga Safiyaa dhe që kushton 1.790 euro.

Dy fjalë për brandin “SAFIYAA”

“Safiyaa” është brand i themeluar në vitin 2011 nga stilistja londineze Daniela Karnuts dhe në thelb të filozofisë ofrimin e një pamjeje të elegancës moderne.

Daniela Karnuts, Themeluesja e "Safiyaa"

Me qëllimin për të dizenjuar veshje mbrëmjeje ‘demi-couture’ (half-couture) të punuara me dorë nga pëlhura luksoze duke përdorur teknika artizanale, brandi u shndërruar shpejt në të preferuarin e emrave të njohur si Jennifer Lopez apo Kate Winslet.