Për herë të parë në klip me Ledrin, 5 outfitet që zgjodhi Sara Hoxha për veten te “Gjendja”

Sara Hoxha debutoi si protagoniste në klipin më të fundit të partnerit të saj Ledri Vula- “Gjendja” lançuar 2 ditë më parë.

Çifti vendosi të rrëfej historinë e tyrë përmes tekstit dhe një klipi që përmban nota romantike dhe humori, por që gjithashtu na e sjell dyshen në një sintoni perfekte edhe në aspektin vizual përmes outfit-eve të përzgjedhura. 

Në fakt, duhet të rikujtojmë se 31-vjeçarja prej kohësh është e angazhuar dhe kujdeset për styling-un në klipet e artistit, prandaj dhe kurioziteti ynë këtë herë ishte për të parë se çfarë zgjodhi fituesja e edicionit të parë të “Dancing With the Stars Albania” për veten në këtë videoklip të saj të parë!

OUTFIT NO.1

Fustan i gjatë ‘crochet’ nga “Blumarine”.

OUTFIT NO.2

Fustani i shkurtër me printe nga “Casablanca”.

OUTFIT NO.3

Sara u kujdes të kishte në klip edhe kostumet e brandit të saj Self Collective, për veten por edhe për Ledrin.

OUTFIT NO.4

Fustani i zi, i shkurtër e me rripa nga “Bevza”.

OUTFIT NO.5

Bluza ‘crop-top’ e verdhë nga “Jacquemus” dhe fundi i shkurtër me unaza nga “Louisa Ballou”.

JACQUEMUS La maille Pralù (350$)