Një Ode për Jane Birkin; Si të vishesh si ikona e modës franceze


What’s your reaction?
Love8
Sad0
Happy1
Angry0
Dekada pas debutimit të saj, Jane Birkin ishte ende një nga muzat më të njohura në modë. Stili i saj unik, i cili shënoi një epokë, mbetet një frymëzim i madh për shumë stilistë dhe modele moderne.
Seksi, e qetë, elegante, Birkin kishte arritur gjithmonë të mahniste publikun me modën e saj të jashtëzakonshme. Të gjithë e mbajnë mend mini-fustanin e zakonshëm Paco Rabanne që ajo veshi për një natë me bashkëshortin e saj Serge Gainsbourg, ose çantën ikonë Hermès që tani mban emrin e saj.
Më 16 korrik, ikona e modës ndërroi jetë dhe në kujtim të kontributit të saj në modë dhe në përpjekje për të kopjuar pamjen e saj, më poshtë ju sjellim 5 gjërat thelbësore të veshjeve të Birkin (dhe një trend bukurie) që mishërojnë stilin e saj.
Gjatë ditës, zgjidhni një palë xhinse me bel të lartë, të kombinuara me një bluzë të bardhë ose bluzë casual dhe çizme komode. Birkin pëlqente gjithashtu të vishte xhins të bardhë, i cili mund të jetë një ngjyrë e përjetshme, chic dhe elegante për gjatë gjithë vitit.
Fustanet e shkurtra janë thelbësore në stilin e Birkin, dhe sa më të shkurtër të jenë, aq më mirë. Kush mund ta harroi fustanin e tejdukshëm që veshi në premierën e filmit francez “Slogan” me çantën e saj shportë dhe këpucët e balerinës? Në verë, mund t’i aksesoni me një palë taka me rripa dhe një çantë të vogël, ndërsa në dimër, zgjidhni çizme deri tek gjunjët dhe një xhaketë sportive oversize.
Ashtu si fustanet e saj, Jane Birkin preferonte që pantallonat e shkurtra, të ishin shumë të shkurtra. Nëse doni të nxirrni në pah këmbët tuaja, provoni t’i vishni ato në dimër me geta e në verë me një bluze të bardhë.
Një copëz klasike po aq e përjetshme sa edhe vetë Jane Birkin, këmisha e bardhë- ishte një element kryesor në veshjet e ikonës së modës. Merrni shënim prej saj dhe vishni nën një jelek ose pulovër ose shkoni për një pamje verore krejt të bardhë.
Përpara se të kishte një nga çantat më të njohura me emrin e saj, çanta e dorës së Birkin-it ishte një çantë shporte e thurur. Nëse dëshironi të imitoni stil e saj francez, ky është një element esencial që duhet të keni në garderobë.
Balluket e viteve ’70 të Jane Birkin ishin look-u i saj i bukur. Ato i dhanë asaj pamjen e lehtë, alla “u zgjova kështu” që të gjithë duan ta imitojnë edhe sot.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply