Aprovuar nga Kylie Jenner, kjo kanatjere shpallet produkti më i shitur i sezonit


What’s your reaction?
Love2
Sad0
Happy1
Angry0
“Lyst Index” ka publikuar renditjen tremujore të markave dhe produkeve më hot të botës së modës dhe sipas këtij raporti, kanatjerja e bardhë ‘anagram’ nga Loewe është shpallur produkti më hot i pranverës 2023.
E shfaqur për herë të parë në sfilatën e Loewe Pranverë/Verë 2022, kanatjerja u bë kult shumë shpejt pas lançimit në mesin e një stili minimalist që pushtoi botën e influencerave, duke u bërë një produkt IT në veshjet e tyre të përditshme.
Edhe pse në pamje mund të konsiderohet si tërësisht e thjeshtë, në fakt kjo. veshje u shndërrua në një element shumë të rëndësishëm të garderobës që mund të vishet në shumë mënyra.
Kjo renditje në fakt interpretohet edhe si një domethënie e re në industri, ku mania e logos bën një hap pas ndërsa dizajni modern dhe bashkëkoëor minimalist vihet në qendër të vëmendjes.
Ndonëse shumë do e konsideronin çmenduri të shpenzonin 250£ për një kanatjere të bardhë me logon e brandit, influencueset kanë treguarëse ajo ia vlen tërësisht.
Ja disa mënyra sesi ato e kanë bërë pjesë të kombinimeve të tyre kanatjeren e famshme të Loewe.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply