Këto këpuce ishin kryefjalë në Javën e Modës në Kopenhagen


Këpucët e sheshta- balerina- ishin kryefjalë në Javën e Modës në Kopenhagen, duke dëshmuar se tashmë janë një trend që nuk i shmanget dot asnjë adhuruese e modës.
Pavarësisht motit të lagësht dhe jo shumë të favorshëm, balerinat që u panë më së shumti në rruget e kryeqytetit danez ishin ato nga Alaïa, Prada, Ganni, që vijnë në material lëkure, me gura apo me detaje rrjete.
Editorët e modës bien dakort kur shkruajnë se, balerinat e sheshta janë shumë IN dhe me vjeshtën përpara, nuk kanë ndërmend të largohen shpejt.
Shihni si i kanë kombinuar vajzat në stilin e rrugës gjatë Javës së Modës në Kopenhagen.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply