Çfarë veshi saktësisht Dua Lipa në festën e ditëlindjes së 28-të?!

Dua Lipa festoi 28-vjetorin e ditëlindjes më 22 Gusht dhe ndau me ndjekësit e fansat e saj në rrjetet sociale fragmente e copëza nga festimet me miqtë e familjarët. Por përveç festimeve e argëtimit që nuk mungoi as këtë vit, ylli i muzikës ia doli të tërheq vëmdendje për veshjet e zgjedhura prej saj.

Dua e nisi pritjen për festën e ditëlindjes me një outfit “Gucci” që ‘bërtiste’ party – nga koka te këmbët- e që përmbante braletë minimaliste me logon e brandit, krahë tyli të kuq, pantallona lejla dhe shumë aksesorë argjendi.

Për darkën e 22 Gushtit, e gjendur në një vilë private mes miqsh në Ibiza, 28-vejçarja zgjodhi një fustan të kuq, në trajtë këmishe nga “Valentino’, pjesë e koleksionit “Vjeshtë 2023” (duke na konfirmuar edhe ngjyrën më IN të momentit), kombinuar me aksesorë gold nga Chanel.

E nëse menduat se Dua e mbylli me kaq, gaboheni!

Festa e çmendur e artistes do të vazhdonte me një tjetër outfit, kësaj here, një fustan midi në ngjyrë mente, i gjithi me detaje thekësh e shpinë të hapur nga “Bottega Veneta” me vlerë 8500 €.