Ky është i vetmi produkt luksi që Angelina Jolie vesh në përditshmëri!

Angelina Jolie preferon të ketë një garderobë minimaliste dhe elegante, që përfshin veshje të lirshme, ngjyra neutrale dhe që vështirë t’ja përcaktosh apo identifikosh markën. Sigurisht që, ylli i kinematografisë për vite me radhë ka veshur dhe vesh designer por ajo që bie në sy në garderobën dhe stilin  saj të përditshmërisë është se ajo nuk zgjedh t’i ‘bërtas’ ato dhe ka preferuar ‘luksin e qetë’. 

Por ka një produkt luksi që bën përjashtim nga sa më sipër dhe që 48-vjeçarja zgjedh ta vesh në përditshmërinë e saj dhe është pikërisht çanta! Ndonëse veshja e saj mund të jetë ‘e thjeshtë’ çfarëdo çante që ajo mban gjithmonë bie në sy.

Midis një ‘Celine’ Triomphe, çantës ikonike Icare të Saint Laurent-it në përmasën e madhe dhe çantave me logo Dior dhe Valentino, Jolie rrallë mund ta shohësh pa një çantë luksoze, menjëherë të identifikueshme.