Amal dhe George Clooney dëshmojnë edhe një herë se janë çifti VIP më elegant në Itali


What’s your reaction?
Love7
Sad0
Happy0
Angry0
Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia nisi zyrtarisht sot dhe Amal e George Clooney që tani janë në krye të listës së veshjeve më të mira të yjee në Itali. Dyshja mbërriti ditën e djeshme në Venecia dhe u fotografuan ndërsa i drejtoheshin Hotel Cipriani me varkë.
Amal nuk humbi as këtë herë rastin për të shfaqur stilin e saj të sofistikuar, i cili përfshin motive dhe silueta që të kujtojnë epokën e modës së viteve ’60.
Në këtë rast, avokatja e të drejtave të njeriut kishte veshur një minifustan të bardhë, me printe me lule të zeza, duke e plotësuar veshjen me këpucë rrjetë me pak takë nga Roger Vivier, një çantë lëkure të zezë dhe syze dielli të mëdha po të zeza.
Ndërkohë, George në kordinim me partneren e tij, kishte zgjedhur t-shirt blu të errët me jakë, pantallona me vijë, këpucë kamoshi në nuancën e rërës dhe syze aviator.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply