Meghan Markle mund të rikthehet në Instagram dhe ja sa mendohet se do të kushtojë një postim i saji!

Mediat e huaja raportojnë se Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle po mendon rikthimin e saj në mediat sociale me një llogari në Instagram, që mendohet se do të hapet së shpejti.

Sipas burimeve, profili @Meghan në Instagram që numëron mbi 120 mijë ndjekës mendohet se i përket ish-aktores 42-vjeçare, ndonëse asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.

Ajo që po bën bujë në këtë rikthim të Dukeshës në mediat sociale është fakti se, sipas ekspertëve parashikohet që ky rikthim i Markle mund të gjenerojë marrëveshje dhe kontent me brandet me vlerë më shumë se 1 milion dollarë.

Vlen të theksohet se, kjo nuk do të jetë një eksperiencë e re për Meghan, pasi për tri vite përgjatë 2014-2017, ajo drejtonte blogun e titulluar “The Tig” ku shfaqte idetë dhe mendimet e saj mbi tema të ndryshme, blog i cili u mbyll pas martesës së saj me Princ Harry.

Mbetet për t’u parë nëse ky do të jetë vërtetë hapi i radhës i Meghan.