5 rregullat e Aurelës për të gjetur stilin tuaj personal

Aurela Nasedkin e njohur në Instagram si aurelafashionista është një ndër blogeret e njohura shqiptare që numëron mbi 152 mijë ndjekës.

Aurela, e cila  jeton prej vitesh ne Vancuver të Kanadasë, ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram 5 rregullat bazë që sipas saj mund të ndihmojnë këdo të gjej stilin personal dhe të kuptoj se çfarë e bën të ndihet mirë me ato çfarë vesh.

Rregulli i parë që kam mësuar përgjatë viteve është se nuk janë logot, nuk janë brandet dhe as paratë që shpenzoni për veshjet tuaja. Më me rëndësi është vetbesimi!

Rregulli i dytë: Gjeni stilin personal. Nëse nuk e keni gjetuar ende atë, atëherë nuk do të jeni aq konfidente me veshjen tuaj.

Rregulli i tretë: Zgjidhni t’i merrni veshjet bashkëshortit/partnerit ose të blini gjëra në second-hand (thrift). Nëse nuk keni buxhet mjaftueshëm, atëherë drejtohuni më mirë nga veshjet second-hand!

Rregulli i katërt: Kurrë mos u intimidoni të tregoni (to rock:) atë që doni të vishni!

Rregulli i pestë: Nuk ka rëndësi masa apo kilogramët e trupit! Ka rëndësi se si i mbani veshur në trup veshjet tuaja.