Ndodh e papritura në Venezia! 3 të ftuara në festival bëjnë XING me fustanin 6.800$ të YSL


What’s your reaction?
Love2
Sad3
Happy13
Angry0
Festivali i 80-të i Filmit në Venezia është duke u zhvilluar dhe duke dhuruar shumë momente magjepsëse stili në Tapetin e Kuq. Por ndërsa të ftuarit VIP parakalojnë dhe qëndojnë përpara objektivit të fotografëve nga e gjithë bota, ka ndodhur e papritura me veshjet e tyre ose le të themi ajo që shumë shtëpi mode përpiqen ta shmangin në të tilla evente: Përplasja e veshjeve!
Jo 1, as 2 por 3 të ftuara janë parë përgjatë këtyre ditëve të veshura më të njëjtin fustan që i përket shtëpisë së njohur të modës Yves Saint Laurent, përkatësisht fustanin LOOK 50 nga koleksioni i Pre-Fall 2023.
Fustani i ngushtë pas trupit me një dekolte të theksuara dhe mëgë të derdhura në krah të lidhura me dorezat.
Nuk është hera e parë që fustani me vlerë 6.800$ ta shohim të veshur në event sepse atë e ka veshur më herët gjatë këtij viti edhe nga supermodelja Rosie Huntington-Whiteley në Tapetin e Kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply