Frymëzuar nga pasarelat; 5 modele flokësh për muajin Shtator

Në Vjeshtë, kthimi në shtëpi pas pushimeve shpesh shënohet nga rituali i një prerjeje të re flokësh për të eliminuar majat e thata të dëmtuara nga dielli, rëra dhe uji i detit. 

Për ato që duan të ndryshojnë pamjen e tyre, modelet e flokëve që shihen në pasarela janë një burim i mirë frymëzimi, prandaj më poshtë mund të gjeni 5 modele flokësh që mund të përdorni këtë vjeshtë.

1.Baluke të shkurtra

Baluket e prera shkurt me një stil mashkullor si ato që u panë në pararelat e Gucci dhe Givenchy apo edhe te sfilata e Fendi-t, janë një model shumë IN për adhurueset e balukeve.

2.Efekti i flokëve të shpupurisur

Ky model flokësh, që të krijon idenë e sikur sapo je ngritur nga krevati, u pa te modelet e Miu Miu dhe u duk se i jepte atyre një pamje sa rebele por edhe simpatike.

3.Flokët e ‘lagur’ 

Modeli i flokëve të lagur është perfeksionuar nga stilistët e flokut. Në pasarelën e Diesel të kuruar nga Gary Gill dhe në atë të Alexander McQueen nga Guido Palau, flokët e supermodeleve dukeshin të ngrira. E njëjta zgjedhje u pa edhe te modelet e sfilatës së “Victoria Beckham”.

4.Bisht i mjeshtëruar

Është koha të eksploroni me flokët bisht për një pamje më elegante ose mund të përdorni aksesorë si fjongo nën të për të krijuar një model më të veçantë.

5.Flokë shumë të gjatë

Gjatësia XXL e flokëve do të jetë në modë këtë vjeshtë dhe nëse tashmë i keni flokët e gjata, gjëja e duhur që duhet të bëni është t’i prisni ato 2-3cm sa për të eleminuar majat dyshe. Mund t’i referoheni për këtë, modeleve të ZImmerman apo atyre që parakaluan për Givenchy.

Burimi: Vogue