Vera e Grida Dumës në një foto, vërteton linjat e saj elegante përtej ‘kostumit’ të ekranit


What’s your reaction?
Love15
Sad0
Happy1
Angry1
Grida Duma ruan prej vitesh e me fanatizëm statusin e një prej zonjave më elegante të ekranit dhe jetës publike në vend.
Autorja dhe moderatorja e programit politik “Top Story” në Top Channel, pritet t’i rikthehet sezonit të ri televiziv javën e ardhshme dhe përmes një fotoje të ostuar në llogarinë e saj në Instagram ka njoftuar mbi 198 mijë ndjekësit e saj se ka nisur numërimin përfundimtar të verës dhe se është gati të nisë një sezon të ri plot energji.
Por përtej mesazhit të saj, vëmendja ka shkuar te fotoja e përzgjedhur nga Duma, një foto që mund të konsiderohet e rrallë për natyrën e postimeve publike që ajo bën, duke u shfaqur me rroba banjo dhe fustan të zi plazhi me detaje aksesorësh duke vulosur kështu elegancën e saj, edhe përtej veshjeve chic e kostumeve klasike të ekranit.
Ky postim i saj ka rrëmbyer mbi 13 mijë pëlqime dhe shumë komente pozitive nga ndjekës që, nuk hezitonin ta komplimentonin Gridën për pamjen dhe linjat e saj.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply