XING: Fustani 595$ ‘përplas’ Nora Istrefin me Sara Hoxhën


What’s your reaction?
Love0
Sad1
Happy0
Angry2
Pak orë më parë këngëtarja Nora Istrefi ka ndarë me ndjekësit e shumtë në Instagram momente nga festimet e ditëlindjes së mikes së saj të ngushtë.
Ajo që na ra në sy në pamjen e Norës ishte fustani “Louisa Ballou” që Nora kishte zgjedhur për atë mbrëmje, që në fakt na rikujtoi se e kishim parë më herët të veshur nga një tjetër vajzë e njohur.
E kemi fjalën për Sara Hoxhën, fituesen e edicionit të parë të “Dancing With the Stars Albania”, e cila e veshi fustanin në fjalë 6 muaj më parë, në Mars të këtij viti u shfaq në një nga mbrëmjet e reality show-t Big Brother VIP Albania.
Fustani, i shkurtër me printe kuq e zi dhe me detaj unaze në pjesën e dekoltesë – me vlerë fillestare 595 dollarë, aktualisht në website zyrtar të brandit kushton 238$.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply