VIP on TV; Triumfon prezantuesja, shpallet “E veshura më mirë” e javës në ekran

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë “Albania Street Style”, ndjekësit dhe publiku ka mundësi të votoj për veshjet që personazhet VIP zgjedhin të veshin përgjastë javës në ekran, kur janë të ftuar ose edhe drejtues të programeve të caktuara.

Për javën që sapo përmbyllëm, ndjekësit tanë kanë votuar si “E veshura më mirë” në ekran moderatoren Dojna Mema, me veshjen e përzgjedhur prej saj në këtë rikthim në ekran për puntatën e parë si bashkëprezantuese në programin “Piranjat”.

Me këtë veshje Dojna ka mundur të marr pëlqimin e 92% të votuesve duke e pozicionuar atë si “E VESHURA MË MIRË” në ekran për javën që lamë pas. 

Nëse edhe ju dëshironi të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në ekran, mund të bëheni pjesë e votimin dhe rubrikës që zhvillohet çdo të Dielë në orën 21:00 në llogarinë tonë në Instagram. (klikoni këtu).