XING: Na vjen keq Chiara por Jona Spahiu e veshi e para!


What’s your reaction?
Love3
Sad0
Happy1
Angry0
Përsëritet historia dhe kjo tregon edhe njëherë se sa mirë po bëjmë me modën dhe tendencat e fundit! Përplasjet e veshjeve tanimë nuk ndodhin vetëm mes personazheve të njohur shqiptarë, por edhe mes këtyre të fundit dhe emrave të njohur të botës së modës e showbizit ndërkombëtar.
Xing-u i radhës këtë herë ka si protagoniste influencuesen e famshme italiane Chiara Ferragni dhe blogeren shqiptare Jona Spahiu, e cila është shndërruar tashmë në burim frymëzimi për stilin dhe veshjet e saj në vend.
Ferragni është filmuar mbrëmjen e së martës në një event në Milano e veshur me të njëjtin fustan që ia kemi parë më herët në Qershor Jona Spahiut, në një seri postimesh të bëra në Instagramin e saj.
Bëhet fjalë për fustanin e shkurtër të zi asimetrik nga “Coperni” me vlerë 650 euro, që dy vajzat e njohura kanë preferuar ta kenë pjesë të garderobës së tyre, ndonëse me një diferencë kohore prej 4 muajsh.
Ndryshe nga njëra-tjetra, Jona e kombinoi fustanin në fjalë me çizmë të zeza cowboy, Chiara Ferragni zgjodhi çizme të gjata lëkure deri në kofshë.
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply