Ajola Xoxa rivesh të njëjtin fustan në publik dhe duket njësoj elegante!

Ajola Xoxa, ndonëse një imazh i tërhequr nga jeta publike dhe mediat, sërish arrin të vjedh padashur vëmendjen e publikut edhe me daljet e saj të pakta.

Gjithmonë elegante dhe me një imazh të kuruar, juristja në profesion dhe drejtoresha kreative e Qendrës për Artin dhe Kulturën Bashkëkohore “Harabel”, duket e pagabueshme në stilin e saj dhe një shembull që përçon elegancë dhe finesë.

Por, në larminë e veshjeve dhe garderobës së saj, Ajola duket se nuk e ka aspak problem të rivesh të njëjtën veshje edhe në publik e duke përqafuar pa ndroje trendin e ndjekur nga shumë personazhe të huaj, mes të cilave edhe Dukesha Kate Middleton, që e promovon këtë në daljet e saj.

Këtë javë Ajola u shfaq në cermeoninë e Festivalit Nderkombetar per Dancin Bashkekohor në Tiranë (ICDF) e veshur me një fustan elegant nga “Christopher Esber” me detaje gurësh në pjesën e belit, fustan të cilin e ka veshur edhe më herët, dy vite më parë në Shtator të vitit 2021.

Ajola Xoxa në ceremoninë e Festivalit Nderkombetar per Dancin Bashkekohor ne Tirane (ICDF). (Shtator 2023)

Edhe pse me 2 vite diferencë, ajo që vihet re është se Xoxa ruan të njëjtën elegancë dhe finesë në daljet e saj dhe na duhet ta pranojmë se ky fustan e merion të rivishet sa herë!