Çfarë veshi Lori Hoxha në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”


Mbrëmjen e së Hënës, 9 tetor personazhe të njohur të ekranit, medias dhe jetës publike u bënë bashkë në Pallatin e Kongreseve për prmeierën e filmit “Në Kuadër të dashurisë” nga Top Channel Films. Eventi nisi me parakalimet e personazheve VIP në Tapetin e Kuq të cilët, në përgjithësi i kishin kushtuar rëndësinë e duhur dhe na sollën ‘glam’-in e munguar nga të tilla ngjarje.
Një ndër personazhet që ‘kaloi në heshtje’ në premierë por që për të cilën pati kureshtje të madhe që mbrëmë ishte edhe drejtuesja e Top Media-s, Lori Hoxha.
Hoxha, nuk u pa në intervistat e rastit apo Tapetin e Kuq, por sot në një video të publikuar në rrjetet sociale nga drejtuesja e Top Story- Grida Duma.
Fill pas shpërndarjes së videos, kureshtja e publikut ishte se çfarë kishte veshur Lori Hoxha dhe cili ishte brandi i zgjedhur nga ajo për eventin e rëndësishëm.
Po jua zbulojmë menjëherë…
Lori zgjodhi për premierën dizajnerin e njohur Elie Saab dhe përkatësisht bluzen ngjyrë magenta me detaje fluturash në dekolte që kushton 2,000$ nga koleksioni “Ready to Wear”, si dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë, të gjera në fund të këmbëve me vlerë (1.360$)
Our website uses cookies to improve your experience. Learn more about: cookie policy
Get our latest news straight into your inbox.
Leave a Reply