Kjo veshje është në dollapin e çdo vajze IT tani! 

Kjo është epoka e ‘boss lady’ sepse nëse ka një veshje që shihet kudo dhe merr aprovimin e çdo adhuruesi mode është kostumi. Edhe sipas revistës prestigjioze “Elle” kërkimet në internet për kostume femrash janë rritur me 87% nga viti në vit, statistikë kjo që vërteton edhe një herë se nocioni i vjetër se kostumet janë veshje për meshkuj është zhdukur prej kohësh.

Kostumet u shfaqën në krye të modës kur Yves Saint Laurent prezantoi smoking-un e tij të parë për femra, Le Smoking, në vitin 1966, duke u frymëzuar nga kostumet mashkullore me kravata të zeza të kohës, qëllimi ishte të theksonte feminitetin e një gruaje me një kostum.

Duke evoluar vit pas viti, herë si kryefjalë e herë në heshtje, me rikthimin e shumë prej tendencave të modës të viteve ’80 dhe ’90, kostumet tashmë e kanë bërë të qartë se janë këtu për të qëndruar e duke u shndërruar në një domosdoshmëri absolute në stilin e rrugës në dollapin e çdo vajze “it” në vitin 2023!

Nga zyra tek mëngjeset dembele të së dielës, daljet nëpër qytet dhe madje edhe evente apo në parakalimet në tapetin e kuq – kostumi i përshtatet çdo rasti, pavarësisht nga stina.

Nëse nuk keni mundur të gjeni ende kostumin e duhur për veten, mos u shqetësoni! Më poshtë do të gjeni sugjerimet tona për kostume dhe si t’i vishni ato, përzgjedhur nga The Sparkle Collection

1. Kostum me pantallona dhe jelek, kombinimi që nuk dështon kurrë
2. Kostum me pantallona, por guxoni dhe zgjidhni një xhaketë të veçantë, që të bëj dalimin
3. Përshtateni kostumin me stilin personal. Nëse adhuroni fundet, zëvendësojini pantallonat me një fund midi (treçereksh) 
4. Në zyrë apo në daljet mbrēmjeve, eleganca e një kostumi të zi është gjithmonë aleatja më e mirë.
5. Veshjet njëngjyrëshe (monokrom) vazhdojnë të mbretërojë dhe kjo është prova që të shtoni në garderobë edhe një kostum.