VIP on TV; Ju votuat! Kjo është “E veshura më mirë” e javës në ekran

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë “Albania Street Style”, ndjekësit dhe publiku ka mundësi të votoj për veshjet që personazhet VIP zgjedhin të veshin përgjatë javës në ekran, kur janë të ftuar ose edhe drejtues të programeve të caktuara.

Për javën e shkuar, ndjekësit tanë kanë votuar si “E veshura më mirë” në ekran moderatoren Fjoralba Ponari, me veshjen e përzgjedhur prej saj në puntatën e javës në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Me kostumin e saj të kuq, Fjoralba ka mundur të marr më shumë pëlqime nga publiku votues (74%), duke e pozicionuar atë si “E VESHURA MË MIRË” në ekran për javën që lamë pas. 

Nëse edhe ju dëshironi të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në ekran, mund të bëheni pjesë e votimin dhe rubrikës që zhvillohet çdo të Dielë në orën 21:00 në llogarinë tonë në Instagram. (klikoni këtu).