VIP on TV: Kjo është “E VESHURA MË KEQ” e javës në ekran!

Në votimin e çdo të diele, në Instagram Story e faqes sonë “Albania Street Style”, ndjekësit dhe publiku ka mundësi të votoj për veshjet që personazhet VIP zgjedhin të veshin përgjastë javës në ekran, kur janë të ftuar ose edhe drejtues të programeve të caktuara.

Për javën që sapo përmbyllëm, ndjekësit tanë kanë votuar si “E veshura më keq” në ekran prezantuesen Orinda Huta, me veshjen e saj të zezë përzgjedhur për puntatë e kësaj jave të programit “Jo vetëm modë” në Tv Klan.

Me këtë veshje Orinda nuk ka mundur të marr pëlqimin e 71% të publikut votues, duke e pozicionuar atë si “E VESHURA MË KEQ” në ekran për javën që lamë pas. 

Nëse edhe ju dëshironi të bëheni pjesë e rubrikës “VIP on TV” dhe të votoni veshjet e personazheve VIP në ekran, mund të bëheni pjesë e votimin dhe rubrikës që zhvillohet çdo të Dielë në orën 21:00 në llogarinë tonë në Instagram. (klikoni këtu).