KUSH JEMI…

Albania Street Style është e vetmja hapësirë online në Shqipëri e fokusuar 100% në street style, modë dhe tendenca.

Albania Street Style u themelua në vitin 2019 kur krijuesit e A.S.S. nisën rrugëtimin e tyre virtual në Instagram me dëshirën për të ndërtuar një hapësirë në median online ku mund të promovonin stilin e mahnitshëm shqiptar dhe outfitet plot stil të shqiptarëve në të gjithë botën.

Synimi ynë ishte dhe mbetet “të manifestojmë stilin shqiptar kudo që e spikasim atë“; në jetën e përditshme, në festivale, evente, videoklipe, televizione, etj duke mos devijuar asnjëherë nga qëllimi jonë ndërsa paralelisht vëmë në dukje tendencat më të fundit të modës me artikujt tanë.

Gjithmonë krijuese dhe unike, ajo që ne ofrojmë për ndjekësit tanë që adhurojnë modën dhe stilin është përmbajtja autentike dhe gjithmonë e përditësuar.

Të gjitha këto, na pozicionuan shumë shpejt në një komunitet mode, me ndjekës e lexuesë që rriten organikisht- bashkē me ne- ditë pas ditë, duke u bërë burim reference e frymëzimi për mijëra lexues shqiptarë